Që nga fillimi i projektit tonë, ne kemi spjeguar që fasada e jashtme e kompleksit është një fasadë unike dhe inovative e papërdorur nga askush deri me sot në tregun tonë.
Fasada e tillë është fasadë ventiluese e cila punohet me pllakën e porcelanit me trashësi 4mm, me dimenzione 300 x 100 cm.
Pllaka e porcelanit ka një rrjetë speciale prapa saj, e cila plotëson standardet për përdorim të jashtëm.
Garancioni i saj është 100 vjeçar.
Përparsitë e përdorimit të kësaj fasade:
*
Fasada ventiluese me qëndrueshmeri të lartë ( 100 vite)
*
Eliminimi i kondensimit dhe formimit të mykut
*
Izolim termik me lesh guri i cili ka koeficient termik më të lartë
*
Izolim akustik ideal
*
Qendrueshmëri ndaj zjarrit.
*
Estetike dhe e bukur për arkitekturë dhe dizajn.
Disa nga pamjet e fasadës strukturale të kompleksit tonë janë prezentuar përmes disa fotove dhe poashtu mund të eksploroni në detale përmes web-faqes duke shikuar objektin në pamje 360°